Basha: Rimbursim të plotë të shpenzimeve për të prekurit nga COVID-19

11 Nëntor 2020 | 07:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me ardhjen në pushtet të opozitës të gjithë personat e prekur nga COVID1-9 që janë kuruar në shtëpi do t’u rimburosohet shumë e shpenzuar për ilaçet. Nga ana tjetër, z. Basha apelon për kryerjen e sa më shumë testeve dhe ofrimin e një ndihme më të madhe për qytetarët gjatë pandemisë.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje”, shkruan Basha në Facebook.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të martën në mbrëmje gjatë një interviste në “Ilva Now”, tha se do të ketë një vendim të qeverisë për subvencionimin e faturës së trajtimit nga COVID-19. Znj. Manasterliu tha se deri tani nuk ka pasur vendim për shkak se nuk kishte një protokoll të unifikuar për trajtimin në shtëpi.

“Ka një kostifikim (përllogaritje) që po realizohet dhe ne do të marrim vendimin e duhur në momentin e duhur duke u kujdesur për qytetarët për të gjithë elementët, jo vetëm për faturën financiare por mbi të gjitha për shëndetin e qytetarëve”, tha znj. Manastirliu.

Ministrja nuk dha një shifër por nisur nga protokolli për trajtim me simptoma të lehta dhe të moderuara pritet të ketë dy kategori me subvencionim të diferencuar. Znj. Manasterliu theksoi se përfitues do të jenë të prekurit që janë trajtuar përmes mjekut të familjes.

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria numëron mbi 12 mijë persona të shëruar nga COVID-19, ndërsa po aq janë aktualisht raste aktive kurse në total numëron mbi 25 mijë persona të prekur. Ditët e fundit rastet pozitive kanë ardhur duke u rritur ku të martën pati një rekord prej 563 raste ditore.

Deri tani përveç personave që janë trajtuar në spitalet Covid-19 por edhe një numër i vogël që kanë marrë trajtim në spitalet rajonale, të gjithë të prekurit e tjerë që janë kuruar në shtëpi nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Sipas një përllogaritje të bërë nga Euronews Albania kostoja e një jave mjekim dhe disa pajisjeve si oksimetri dhe aparatura e oksigjenit për këtë pacient është afërsisht 60 mijë lekë të reja. Ndërkohë që për shumë persona një kosto e tillë është e përballueshme, ka një numër qytetarësh që janë gjendur në vështirësi për t’u kuruar.

 

Lexoni gjithashtu:

Subvencioni i trajtimit të COVID-19, Manastirliu: Shumë shpejt do marrim vendim

Fatura ‘e kripur’ e kurimit të COVID-19 në kushtet e shtëpisë

Kosto e një recete Covid, sa 77% e rrogës minimale

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026