U hodh nga ballkoni i spitalit Infektiv, ndërron jetë pacienti 69-vjeçar

11 Nëntor 2020 | 07:35

Ndërron jetë 69-vjeçari me iniciale R.G, i cili u hodh një ditë më parë nga ballkoni i Spitalit Infektiv, aty ku po merrte mjekim. Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij për gazetaren e Euronews Albania, Dorina Halili. Vajza e 69-vjeçarit ka pohuar se babai i saj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë edhe burime nga spitali konfirmojnë të njëjtin lajm.

Ky është rasti i katërt kur një pacient me COVID hidhet nga lartësia nga ambientet e spitalit.  

Tre rastet e para kanë ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kanë rezultuar fatale, pasi të tre pacientët kanë humbur jetën menjëherë. I pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça.  

Pas tij, vendosi që t’i jepte fund jetës edhe 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Ndërsa rasti i tretë ishte pacienti 52-vjeçar, Preng Gjonaj.

Lexoni gjithashtu:

Pacienti me COVID-19 hidhet nga ballkoni i Infektivit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026