Basha takim me qytetarët që kanë kaluar COVID: Qeveria nuk mori parasysh propozimet tona
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi mesditën e sotme një takim qytetarët, të cilët e kaluar COVID-19. Para qytetarëve kryedemokrati tha se për situatën e pandemisë i ka ofruar disa propozime qeverisë, të cilat nuk janë marrë parasysh.
Sipas tij, nëse propozimet do të ishin marrë parasysh, nuk do të ishim në këtë situatë.
“Ne kemi ofruar zgjidhje me disa propozime. Nëse këto do ishin adoptuar nuk do të kishim këtë situate”, është shprehur Basha.
Gjatë bashkëbisedimit shefi i opozitës theksoi se përgjigjja e qeverisë për pandeminë është një dështim i plotë. Ai shtoi më tej se qeveria dhe kryeministri janë fajtorë për mosmbulimin e ilaçeve për COVID.
“Spitalet janë plot dhe qeveria nuk hap spitale të reja, duke ndihmuar kështu përhapjen e sëmundjes. Qytetarët e sëmurë janë të paketuar dhe ndodhen disa veta në çdo dhomë spitali. Ndërkohë që virusi përhapet, viktimat shtohen. Qeveria nuk ka asnjë plan për pandeminë”, u shpreh ai.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq