Doktori i famshëm indian shëron sytë e fëmijëve shqiptarë

18 Mars 2023 | 10:17

Dëmtimet e shikimit tek fëmijët!

Ky do të jetë fokusi i kësaj të shtune, në emisionin “Enigmat e Hipokratit”, realizuar në bashkëpunim me “Indian Eye Institute & Laser Center”.

Do të vijojmë të qëndrojmë me doktor Nishant Taneja, i cili këtë herë do t’i përkushtohet fëmijëve. Të kujdesesh për shikimin tek fëmijët, patjetër që duhet treguar një kujdes edhe më i madh, për të zbuluar sëmundjet e syrit dhe çrregullimet që secili fëmijë mund të ketë. Ka shumë shkaqe që shkaktojnë këto çrregullime, qoftë të lindura, qoftë të fituara si pasojë e stilit te jetës. Përmendim këtu pasojat e qëndrimit të gjatë përpara ekraneve: tv, celular, laptop, tableta, etj. Cilat janë metodat bashkëkohore që dr. Nishant Taneja ndjek në klinikën Indiane të Syrit?

Gjithashtu do të njiheni me një ndërhyrje kirurgjikale tepër të rrallë që është kryer në këtë klinikë. Një i mitur ka dëmtuar shikimin me lëndë plasëse. Cilat proçedura aplikoi doktori i famshëm indian për rekuperimin e shikimit?

Të gjitha këto, në “Engimat e Hipokratit”, sonte në orën 17:00, Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Klinika “Genotime” Prishtinë, aty ku perfeksiononi imazhin tuaj!

Këtë javë në “Enigmat e Hipokratit”, do t’i dedikohemi shëndetit, por këtë herë në një tjetër aspekt, atë estetik. Në bashkëpunim me klinikën “GenoTime” në...
10:34 | 29/04/2023

“Sheqeri, sa duhet të konsumojmë që të jemi të shëndetshëm?”

Sheqeri, sa i rëndësishëm është për trupin tonë, por dhe sa i dëmshëm, nëse e teprojmë me sasinë e konsumuar? Ndaj këtë javë në “Enigmat...
10:42 | 22/04/2023

“Klinika që garanton dhëmbë dhe lëkurë të shëndetshme!”

Kujdesi ndaj vetes është shumë i rëndësishëm. Ndaj këtë javë, në “Enigmat e Hipokratit”, do t’ju tregojmë klinikën e duhur për kujdesin ndaj vetes, jo...
08:21 | 15/04/2023