Xhaçka takon Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Jashtë, zbardhet biseda

18 Mars 2023 | 12:57

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka priti këtë të shtunë në një takim Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Në fjalën e mbajtur ministrja Xhaçka zbuloi dhe temat me të cilat ajo diskutoi me Imzot Gallagher, bisedën me të cilën e cilësoi si tejet konstruktive.

Xhaçka theksoi se në fokus të diskutimeve ishin lidhjet e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë, zhvillimet në rajon, por edhe ato globale të krijuara si pasojë e luftës në Ukrainë.

FJALA E MINISTRES XHAÇKA

I nderuar Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher, mirë se erdhët në Shqipëri.

Me Imzot Gallagher, patëm mundësinë të bisedonim gjatë, një bisedë vërtet interesante dhe komstruktive

Mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, në fakt, mes shqiptarëve dhe Selisë së Shenjtë, ekziston një marrëdhënie historike dhe shumë e rëndësishme, që shkon përtej marrëdhënieve thjesht institucionale, pasi kanë një dimension të fortë shpirtëror dhe moral. Me Vatikanin na lidh historia e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, na lidh e Shenjta Nënë Terezë, figura që bëjnë të ndihet krenar çdo shqiptar, pavarësisht përkatësisë fetare.

I shpreha Imzot Gallagher mirënjohjen tonë për shpalljen e Lumturimit të 38 martirëve në përfaqësim të Kishës Katolike shqiptare, si dhe krenarinë tonë për emërimin e Don Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan. Kjo është një shenjë e qartë vlerësimi jo vetëm për rezistencën e Kishës Katolike por edhe të besimtarëve katolikë dhe të mbarë popullit dhe kombit shqiptar gjatë dekadave të errëta të regjimit, si dhe një sinjal pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve tona.

Selia e Shenjtë dhe Kisha Katolike janë shumë aktivë në hapësirën shqiptare me një sërë iniciativash e projektesh në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, ndihmës sociale dhe unë shpresoj që duke punuar ngushtë së bashku do të arrijmë ta thellojmë këtë bashkëpunim.

Sigurisht folëm edhe për zhvillimet në rajon e më gjerë, për agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat e tij dramatike jo vetëm për Ukrainën e popullin e saj heroik, por edhe për mbarë botën. I shpreha Imzot Gallaghaer vlerësimin e Shqipërisë për qëndrimin e qartë e të guximshem moral që Selia e Shenjtë dhe Ati i Shenjtë dhe rolit që ata kanë luajtur, duke dënuar luftën e duke bërë lëshuar mesazhe të forta në mbeshtetje të paqes.

Padyshim diskutuam edhe për hapësirën shqiptare, duke u ndalur kryesisht tek Kosova. Përurimi i Katedrales Katolike të Prishtinës me emrin e të Shenjtës Nënë Tereza, ishte një moment vërtet i bukur që dëshmoi jo vetëm vëmendjen e veçantë dhe në rritje të Selisë së Shenjtë ndaj Kosovës, por edhe diversitetin dhe tolerancën e Kosovës. Gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri Papa Françesku u shpreh se Shqipëria është një vend i vëllazërisë fetare. Por bashkëjetesa fetare është një fakt historik i të gjithë shqiptarëve dhe ne ndihemi çdo ditë krenarë për këtë vlerë të kombit tonë.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, biseduam edhe për mundësinë  e marrëveshjes së bashkëpunimit me Spitalin Pediatrik “Bambin Gesù”, për trajtimin e rasteve urgjente dhe shërimin e sëmundjeve komplekse të fëmijëve shqiptarë, një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve me Vatikanin.

Unë dua ta falënderoj edhe njëherë Imzot Gallagher për vizitën dhe ta siguroj atë që kjo është një marrëdhënie që Shqipëria dhe shqiptarët e çmojnë vërtet shumë dhe ne do të punojmë me të gjithë mundësitë tona për ta thelluar dhe avancuar më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026