“I mbeten Shqipërisë edhe pas 1000 vitesh”, Samsuri: Lasgush Poradeci zor bënte foto
18 Mars 2023 |
18:21
Profesor Vaso Samsuri ishte në “Real People” këtë të shtunë dhe komentoi ndër tema të tjera edhe miqësinë e tij me poetin Lasgush Poradeci.
Ai rrëfeu se sa e vështirë ishte të kishe një kujtim në foto me Poradecin pasi ky i fundit nuk pranonte të dilte në foto i papërgatitur.
Siç tregoi dhe profesori, poeti i madh pogradecar mëtonte se fotot e tij do të ruheshin edhe pas 1 mijë vitesh, ndaj imazhi i tij duhet të ishte i kuruar.
“Lasgushi ishte i vështirë në foto sepse ai mendonte që do të ishte për Shqipërinë e 1 mijë viteve të ardhshme prezent dhe ai nuk mund të dilte dosido. Erdhën të huaj që kërkuan një takim me të. Jo tha, duhet të bëhem gati, nuk dal unë sot për sot,” – tregoi Samsuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane