Miku i Lasgush Poradecit zbulon vargun që trembi regjimin: Na la testament Kosovën
I ftuar në emisionin Real People në Euronews Albania ishte i ftuar këtë të shtunë Vaso Samsuri, një ish-mësues letërsie e njëkohësisht mik i Lasgush Poradecit.
Në rrëfimin e tij Samsuri tha se Lasgushi ishte “i padëshiruar” në diktaturë, sepse ai i prishte punë regjimit në marrëdhëniet me Jugosllavinë për shkak të pikëpamjeve për Kosovën.
Duke cituar poetin, ai thotë se Lasgushi i la testament Shqiperisë, Kosovën, vetëm me vargun “Drini i zi dhe i përrallshëm, që kalon mes Shqipërisë.”
“Ne jemi thjesht popull dhe flasim për njerëz të papërsëritshëm. Lasgushi është i papërsëritshëm. Lasgushi i prishte punë Shqipërisë socialiste vetëm me vargun Drini plak e i përrallshëm. E thonë gabuar Drini plak dhe i përmallshëm.
“Drini plak e i përrallshëm, po buron nga Shën naumi, mes përmes në Shqipëri”, vetëm me këtë varg thoshte Jokli i madh, Lasgushi i le Shqipërisë me testament Kosovën. Erdhi puna ku pozia u muzikua por u pengua të shfaqej në Durrës për shkak se përmbante shovinizëm”, tha Samsuri.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje