Rasti i lehonës, avokati: Policia s’e gjeti për gjyqin, si e gjeti kur e arrestoi?!
Avokati Gentjan Serjani komentoi për “Review” në Euronews Albania rastin e burgosjes së nënës lehonë, Diana Bahçja e cila tashmë është liruar.
Ajo u arrestua duke lënë foshnjën 8-ditëshe në shtëpi. Gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është braktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.
Sipas avokatit policia që ka shkuar për të gjetur 25-vjeçaren, për ta çuar në prokurori në mënyrë që të jepte deklaratën nuk e gjeti, ndërsa policia që shkoi për të ekzekutuar vendimin po. Serjani tha se kemi të bëjmë me të njëjtën polici dhe të njëjtën vendndodhje të Dianës.
“Nuk e gjeti dot policia kur do shkonte të jepte deklaratën, që nëna të mbrohej, për një vit rresht, por ama e ka gjetur zonjën në momentin që do ta çojë në burg. Policia nuk e ka bërë punën si duhet,” – u shpreh avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni