Avokatja: Burrat në fshatra i marrin gratë të kujdesen për prindërit, vetë emigrojnë
Në emisionin Review në Euronews Albania u diskutua këtë të shtunë rasti i Diana Bahçja, nënës lehonë e cila u arrestua 8 ditë pas lindjes së fëmijës.
Avokatja Ines Xhelili tha se në asnjë rast nuk mund të arrestehohet një nënë që sapo ka lindur edhe nëse ajo nuk e ka paguar një gjobë të caktuar.
Duke u ndalur tek ndarja nga burri i saj i parë i cili ishte në emigracion, avokatja tha se burrat shqiptarë në fshatra i marrin gratë t’i lënë në banesë si kujdestare për prindërit dhe vetë largohen.
“Burrat shqiptarë tipikisht në fashtra marrin një grua e lënë me nënën de babain për t’i bërë shërbim, bëjnë dhe 1 ose dy fëmijë nëse qëllon dhe largohen. Gratë janë aty vetëm për të punuar dhe për t’u kujdesur për të moshuarit, për fëmijët dhe për tokat. Në këtë aspekt janë shpalosur një sërë problemesh sociale. Po t’i rikthehemi rastit dhe qëndrimit që bëri avokati, që ne nuk do t’i shkojmë më tej se kaq. Më bën përshtypje që t’i të arrish t’i heqësh përgjegjësinë prindërore një nëne është një shkelje flagrante dhe në kushtet kur nëna ka ikur me dëshirë. Ne nuk e dimë çfarë dhune dhe problemesh ekonomike ka jetuar ajo”, tha Xhelili.
LEXONI GJITHASHTU:
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni