OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID
Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i kanë bërë thirrje Kinës që të publikojë të gjitha informacionet e lidhura me origjinën e pandemisë COVID-19, pas disa gjetjeve të reja që u zbuluan bazuar në gjurmimin e patogjenëve.
Analizimi i ri i virusit SARS-Cov-2, por edhe të dhënat e reja të gjenomit, që janë marrë nga tregu i kafshëve në Vuhan të Kinës më 2020, për një kohë të shkurtër u publikuan në databazën GISAID nga shkencëtarët kinezë më herët gjatë këtij viti, duke i lejuar hulumtuesit nga shtetet e tjera që t’i analizojnë, tha Grupi i këshilltarëve shkencorë për origjinën e patogjenëve në OBSH, i njohur me shkurtesën SAGO.
Analizimi i këtyre të dhënave sugjeroi se rakunët që ishin në tregun e Vuhanit mund të jenë infektuar me koronavirus, duke ofruar të dhëna të reja lidhur me zinxhirin e transmetimit të virusit, që në fund preku edhe njerëzit, shkruan REL.
Por, qasja në këto informacione ishte e kufizuar, “që ka të ngjarë është bërë që të bëhen përditësime të reja të të dhënave” nga Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit