“Alibeaj s’do marrë asnjë Bashki”, gazetari parashikon zgjedhjet për grupimet e PD
Gazetari Gëzim Saliu, i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ka treguar pritshmëritë e tij për zgjedhjet e 14 majit sa i takon dy grupimeve të Partisë Demokratike.
Gazetari u shpreh se grupimi i Alibeajt i ka nisur shumë vonë përgatitjet për zgjedhjet dhe sipas tij, shanset që kandidatët e këtij grupimi të fitojnë ndonjë bashki janë tepër të ulta. Ndërsa sa i takon grupimit të përfaqësuar nga Sali Berisha, sipas Gëzim Saliut, kanë mundësi të fitojnë 18 apo 20 bashki.
“Në zgjedhje, unë nuk dua atë jem fatalist në parashikim ,por sipas meje kandidatët e zotit Alibeaj nëse hynë në formën siç janë prezantuar deri më tani nuk do të marrin asnjë bashki në zgjedhjet e 14 majit.
Sa i përket grupimit të zotit Berisha dhe mënyrën se si e ka trajtuar gatrën, vetëm nga aspekti se si e ka nisur përpunimin e terrenit që nga dhjetori e tani ka gati 4 muaj që bën takime të shpeshta edhe te kandidatët e dalë nga primarëve, mendoj se maksimumi që mund të shkojhë rithemelimi është 18 deri në 20 bashki që padyshim do të ishin një arritje për rithemelimin në formën si është dhe se si po futet në zgjedhje.
Ky do ishte një rezultat që do i jepte shumë mbështetje Sali Berishës”, tha gazetari Gëzim Saliu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran