“Mund të shtrojnë rrugët e Parisit, jo më Freskun”, Meta akuzon qeverinë për fondet

Meta akuzon qeverinë për fondet
19 Mars 2023 | 16:52

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte pasditen e kësaj të diele në një takim me qytetarët e zonës së Freskut në Tiranë. Nga atje ai akuzoi Bashkinë e Tiranës për shpërdorim të buxhetit të caktuar.

Sipas tij me buxhetin që ka marrë Tirana për katër vite mund të shtronte edhe rrugët e Parisit e jo më të Freskut. Sipas Metës, në këtë zonë të Tiranës, po hidhet asfalt vetëm për arsye elektorale.

“350 milionë euro është buxheti në vit në Bashkinë e Tiranës. 1.4 miliardë euro në një mandat, në 4 vjet. Edhe rrugët e Parisit do ishin bërë, jo më rrugët këtu të Freskut, të Qesarakës apo ku di unë. Po hidhet tani asfalt elektoral thjesht për të krijuar idenë se po bëhet punë.

Çfarë kuptimi ka kjo gjë? Kur bie një shi, s’ka as kanalizime s’ka asgjë. Boll e këto mashtrime. Boll me këto shpërdorime të taksave të qytetarëve të Tiranës. 14 maji është një ditë shumë e rëndësishme sepse në Tiranë e kudo në gjithë Shqipërinë do të kthehet llogaridhënia”, – tha Ilir Meta në takimin me qytetarët e Freskut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026