Çfarë ndodhi në Ohër? Gazetari: Kurti refuzoi modelin e Vuçiç për Asociacionin

19 Mars 2023 | 21:47

Xhevahir Qardaku, ka treguar se në takimin e mbajtur në Ohër për të arritur marrëveshjen Kosovë Serbi, presidenti Vuçiç ka sjellë një model të vetim për Asociacionin, mirëpo këtë model kryeministri Kurti e ka refuzuar kategorikisht. Sipas tij ka qenë versioni i Albin Kurtit versioni me të cilin do të vazhdojë marrëveshja.

“Qeveria e Kosovës e ka ndërmarr hapin e parë drejt formimit të Asociacionit. Para takimit të Ohrit ka qenë vetë kryeministri Kurti, i cili ka pranuar ekzistencën e 15 modeleve se si vetëmenaxhohen minorancat etnike në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, duke theksuar se ministrat e tij kanë nisur punën për përpilimin e statusit të Asociacionit, apo vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë.

Gjithmonë duke respektuar parimet e Kushtetutës, që është i pranueshëm edhe për Parlamentin dhe që nuk cënon pavarësinë e Kosovës, apo nuk lejon krijimin e një republike serbska brenda Kosovës. Nga ana tjetër është paraqitur nga pala serbe, nga vetë presidenti Vuçiç, një model për Asociacionin që është refuzuar kategorikisht.

Ka qenë versioni i kryeministrit Albin Kurti sa i përket Asociacionit, është pranuar që një i tillë do të ndodhë, të paktën në formën e menaxhimit, nga ana e kryeministrit Kurti. Në mënyrë që kjo pengesë të tejkalohet”, tha gazetari Xhevahir Qardaku i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026