“Do t’ju kompensoj”- U mori rryshfet ish-pronarëve, arrestohet zyrtari i ATP (EMRI)

Dosja për inceneratorin e Fierit
20 Mars 2023 | 14:00

Është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme shtetasi Ilir Kapetani, me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve  pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

SPAK ka siguruar të paktën katërmbëdhjetë raste kur ai u ka marrë qytetarëve të ndryshëm, trashëgimtarë të ish-pronarëve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre.

Ndërkohë që në hetim janë dhe 10 zyrtarë të tjerë për të njëjtën vepër penale. Për dy prej tyre është caktuar masa e arrestit me burg, njërit i është ndaluar ikja jashtë shtetit, 6 me detyrim paraqitje dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

MASAT E SIGURISË

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin, I.K.  si person i dyshuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259 i Kodit Penal (katërmbëdhjetë herë).

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasit D.L. dhe G., si persona të dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit XH.V., G.T., D.D., L.A., A.H., J.Z. si persona të dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parshikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Masat e sigurimit për shtetasit e sipërcituar, janë ekzekutuar në datën 20 Mars 2023, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi A.G.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026