“Mundësi anëtarësimi në BE”, vlerësime ndërkombëtare për takimin e Ohrit

20 Mars 2023 | 16:16

Reagime të shumta ka pasur nga komuniteti ndërkombëtar për dakordësinë e arritur më 18 mars në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

Sekretari amerikan i shtetit, Blinken vlerësoi se marrëveshja Kosovë-Serbi do të hapë rrugën për integrim në BE.

“Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për qytetarët  e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkroi Blinken në Twitter.

Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara “do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive”, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje “të parashikueshme dhe paqësore”.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

Ndërsa ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se rezultati më i rëndësishëm i negociatave të 18 marsit në Ohër është se Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane dhe planin e qartë drejt saj.

NATO ka mirëpritur dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve. Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in”, shkroi në Twitter zëdhënësja e Aleancës Euroatlantike.

Zëdhënësi i Qeverisë Federale të Gjermanisë shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi.

Edhe Ministria e Jashtme e Turqisë thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026