2.2 milionë dollarë naftë kontrabandë, lirohet ekuipazhi i anijes “Queen Majeda”
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kapitenit dhe 3 anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të anijes “Queen Majeda”.
Në shtator të vitit të kaluar, gjykata pati vendosur masën “arrest në burg” për 4 nga 10 pjesëtarët e ekuipazhit, të arrestuar nga policia, por 6 muaj më vonë i njëjti gjyqtar me kërkesë të prokurorisë vendosi ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “detyrim të qëndrimit në një vend të caktuar” dhe konkretisht në anije, e cila ndodhet e ankoruar në kalatën e mjeteve të sekuestruara për kontrabandë mallrash në portin e Durrësit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ring” u arrestuan kapiteni i anijes Zuhair Alkwafi 54 vjeç, Muavid Ali Altabir 25 vjeç, Amad Abushala 43 vjeç, të tre nga Libia, dhe Badr Teezini, 25 vjeç nga Siria.
Prokuroria kërkoi të zëvendësohet masa e sigurimit “Arrest ne burg” me atë të “detyrimit të qëndrimit në një vend të caktuar”, konkretisht në territorin ku është ankoruar anija Queen Majeda, në portin e Durrësit.
Anija çisternë që vinte nga porti i Bengazit u kap nga antikontrabanda detare dhe policia kufitare.
6 muaj më parë gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg” për kapitenin e anijes Zuhair Alkwafi, dy ndihmësit Muajid Altabir, Amad Abushala, si dhe punonjësin e ngarkim shkarkimit sirianin Badr Tezini.
Ata akuzohen për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.
Kjo masë është ndryshuar në mes të muajit mars, ndërsa hetimet vijojnë.
E ndërtuar në vitin 1994, anija ccisternë “Queen Majeda” që lundron me flamur të Kamerunit u bllokua më 12 shtator të vitit të kaluar në Durrës.
Kujtojmë se në anijen cisternë u sekuestruan 2275 ton naftë kontrabandë, me vlerë rreth 2.2 milionë dollarë, duke arrestuar 4 persona dhe proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve