Lirohen gazetari dhe aktivisti të marrë peng në Mali, gëzim në Paris dhe Uashington

20 Mars 2023 | 20:59

Gazetari francez Olivier Dëbua u lirua pas dy vitesh pengmarrje nga militantët xhihadistë në shtetin afrikan të Malit.

I gëzuar, ai mbërriti në aeroportin “Naimej” të kryeqytetit të Nigerit të hënën, përkrah Xhefri Vudke, një punonjës humanitar amerikan që mbahej peng që prej 2016-s.

“Ndihem i emocionuar përpara gjithë këtyre mikrofonave, sepse zakonisht e mbaj mikrofonin vet. Është diçka madhështore për mua të jem sot këtu i lirë. Nuk e prisja. Dua t’i shpreh mirënjohjen shtetit të Nigerit për rolin e tij në këtë mision delikat, Francës dhe të gjithë atyre që mundësuan që të jem sot këtu”, tha Olivier Dubois, gazetar.

Pengjet u rikuperuan nga autoritetet e Nigerit përpara se t’u dorëzoheshin atyre franceze dhe amerikane.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu “lehtësimin e madh” dhe mirënjohjen e tij për qeverinë e vendit afrikan. Edhe Shtëpia e Bardhë u shpreh gjithashtu e gëzuar nga lirimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati

Ministri i Brendshëm Federal Alexander Dobrindt e quajti sulmin me makinë në një aktivitet të Ditës LGBT+ në Christopher Street si një “akt terrorist” dhe paralajmëroi për...
17:06 | 26/07/2026

Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari

Kryeministri i ri britanik Andy Burnham deklaroi se është i gatshëm ta kritikojë Donald Trumpin, nëse këtë e kërkojnë interesat kombëtare të Britanisë. Ai shmangu...
16:44 | 26/07/2026

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, por Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar...
15:05 | 26/07/2026