Fati i Vladimir Putin, pedagogu tregon ku mund të arrestohet presidenti i Rusisë
Armend Begaj ka thënë se presidenti Rus mund të arrestohet në rast se ai rastësisht gjendet në një prej vendeve që njohin juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se edhe pse Rusia vetë nuk është nënshkruese e statusit të Romës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, presidenti i saj i akuzuar për krime lufte, mund të arrestohet nëse shkel në një prej vendeve që e njohin atë.
Ai shtoi gjithashtu se akuzat ndaj Putinit bëjnë që nga ana politike të bëhet i pamundur bashkëpunimi apo bisedimi me të.
“Rusia nuk është nënshkruese e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e statusit të saj të Romës. Anëtarësimi në këtë gjykatë varet nga vetë shtetet të cilat duan të jenë nënshkruese të kësaj gjykate. Por, në momentin që Putin rastësisht ndodhet në një nga vendet e kësaj gjykate, ai mund të arrestohet.
Në një aspekt është njohja nga gjyqësori të faktit se krimet e luftës të bëra në Ukrainë, ku përgjegjësi kryesor është Putini, por njëkohësisht është edhe një mesazh simbolik që tregon se personi në krye të këtij agresioni, Putini, njihet për faktin që është kriminel lufte dhe do të ndiqet penalisht për këtë gjë.
Nga ana e aspektit politik, bashkëpunimi, komunikimi me këtë person bëhet i pamundur për ato shtete të cilat e njohin juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare”,-tha për Euronews Albania pedagogu Armend Begaj.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës