Instruktorja e autoshkollës: E kisha ëndërr! Jam ndër të paktat që punoj në Shqipëri

22 Mars 2023 | 08:44

Instruktorja e autoshkollës, Lumturi Pepa, tha se në profesionin e saj janë të pakta gratë e vajzat që punojnë. E ftuar në “Good Morning Albanians”, ajo tha se kur ka filluar punë para 5-6 vitesh, këtë zanat e ushtronin vetëm 2 apo 3 gra në Tiranë.

“Nuk është e lehte por është bukur. Gjatë gjithë kohës njeh njerëz të rinj të ndryshëm, njeh njerëz që të respektojnë e kur të shikojnë në rrugë të përshëndesin. Janë të rralla gratë që punojnë në autoshkollë. Mesa di kanë qenë 2-3 në fillim, tani sikur janë shtuar pak. Këtë e shikoj në makinat e autoshkollës që has rrugës dhe shikoj se ka një grua në krahun tjetër.

Unë nuk kam shumë vite në këtë profesion, 5-6 vite. Makina më pëlqente. Shumica e njerëzve që e pëlqejnë makinën e kanë një herë ëndërr ta mësojnë pastaj ta kenë. unë njëherë e mësova, pastaj s’kisha patentë. Unë patentën e kam marrë në moshën 30 vjeçe, s’kam qenë aq e re”,-tha për Euronews Albania trajnerja e autoshkollës Lumturi Pepa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024