Gazetari tregon 4 bashkitë ku mund të humbasë Partia Socialiste
Gazetari Aleksandër Çipa deklaroi se Partia Socialiste rrezikon të humbasë në disa bashki të rëndësishme në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se socialistët rrezikojnë Shkodrën, Elbasani, Durrësin dhe Tiranën.
“A do të rikthehet pluralizmi? Nëse e keni vënë re, një pjesë e mirë e segmenteve kryesore të opozitës artikulojnë nevojën e rikthimit të pluralizmit politik nën qeverisjen vendore të Shqipërisë. Unë besoj që po, kjo gjë do të ndodhë. Por nuk do të ndodhë për shkak të rivalitetit dhe konkurencës, por për shkak të një konjukture, në të cilën ndodhet shumica soclialiste e kryeministrit Rama.
Jo, shikoj një risk për disa bashki të rëndësishme. Kam parasysh Bashkinë e Shkodrës, Bashkinë e Elbasanit, Bashkinë e Durrësit dhe Bashkinë e Tiranës. Të paktën, në një dimension të reagimit qytetar, rivaliteti dhe konkurenca janë të imponueshme jo nga faktori politik, por ekstra politik”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Arben Ahmetaj në SPAK. Gazetari: Nëse arrestohet, ministrave do u dridhen këmbët
- Arben Ahmetaj nën hetim nga SPAK, gazetari: Ja pse nuk reaguan Berisha dhe Meta
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare