Sulltan Nevruzi në Elbasan, besimtarët urojnë dhe luten në teqenë e ‘Baba Xhemalit’

22 Mars 2023 | 16:17

Besimtarët bektashianë në Elbasan festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit në teqenë e ‘Baba Xhemalit’.

Me këtë rast bektashinjtë gatuajnë ushqimet karakteristike, ku ndër to është byreku me 12 lloje barishtesh të ndryshme, por jo vetëm. Të gjithë të bashkuar i urojnë festën njëri-tjetrin.

“Therim kurbanin në shtëpi edhe e gatuajmë, bëjmë gjëra të mira, çfarë të ketë njeriu”, thotë një qytetar.

“Qoftë një vit i mbarë inshallah. Të rroni ju, të gjithë dhe gëzuar festën e Sulltan Nevruzit”, uron një qytetare.

Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” dhe “Sulltan”, është titull i lartë. Kjo ditë e ka origjinën shumë shekuj më parë. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XV.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026