Osmani për marrëveshjen e Ohrit: BE t’i ushtrojë presion Serbisë

22 Mars 2023 | 17:26

4 ditë pas takimit te Ohrit dhe marrëveshjes së arritur, vendosi të flasë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo e nisi me akuza ndaj Serbisë, e cila ende pa kaluar 24 orë dha shenja se nuk do ta zbatojë këtë marrëveshje, duke e rrezikuar procesin.

Për këtë arsye Osmani tha se duhet të ketë edhe ndëshkime për këtë sjellje të shtetit serb pasi, sipas saj kjo marrëveshje është dypalëshe dhe jo një. 

E para e vendit, konfirmoi raportimet e Euronews Albania më 18 mars, se Kosovës i janë ofruar disa versionet të aneks-marrëveshjes.

Kryetarja e shtetit të Kosovës shtoi se pavarësisht çfarë thuhet publikisht nga Serbia, në takime ajo ka pranuar t’i respektojë të gjitha pikat e marrëveshjes bazë, te cilat nuk ndryshohen. 

Presidentja Osmani po ashtu tha se ka qene në dijeni të zhvillimeve në Bruksel e Ohër dhe se ka kritika për paqartësitë që ka aneks marrëveshja, megjithatë pret që këto te sqarohen nga ndërmjetësuesi dhe të ketë presion që jo vetëm Kosova ta zbatojë atë, por edhe Serbia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026