Gazetari: Pas takimit në Ohër, Asociacionin e ka në dorë BE-ja
Gazetari Muhamet Hajrullahu thotë se pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Asociacionin e ka në dorë Bashkimi Evropian.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hajrullahu u shpreh se pret që i dërguari i BE përdialogun, Miroslav Lajçak të thërrasë në Bruksel, dy negociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.
“Besoj se tani është në dorën e Bashkimit Evropian, kryesisht të zotit Lajçak. Pas takimit, çështjen e Asociacionit e ka në dorë Bashkimi Evropian. Zoti Lajçak di të thërrasë zotin Petkoviç dhe zotin Bislimi, dy negociatorët, për të parë lëvizjen para statutit të Asociacionit dhe zbatimit të pikave të tjera në marrëveshje.
Kjo pritet të ndodhë në dy javët e ardhshme. Çështja ka mbetur nga nisja në zbatim. Mendoj që Kosova, qeveria dhe zoti Kurti po mendon që marrëveshjen nuk do ta nënshkruajë Vuçiç”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Sulmohet efektivi i policisë në veri të Kosovës
- “Për Zajednicën”, aktivistë të PSD-së gjuajnë me tortë zv.kryeministrin Bislimi
- Lajçak: Asociacioni, kushti kryesor për zbatimin e propozimit evropian
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026