“Nuk jemi naivë”, Michel për planin kinez: S’është zgjidhja e duhur

22 Mars 2023 | 20:00

Për presidentin e Këshillit Evropian është me rëndësi që Kina të mos mbështesë Rusinë me pajisje ushtarake, edhe pse ai mendon se kontinenti i vjetër duhet t’i mbajë të hapur kanalet e komunikimit me Pekinin.

Në një intervistë për Euronews, Charles Michel ka deklaruar se plani kinez i paqes në Ukrainë nuk përbën zgjidhje.

“E kam trajtuar këtë në një debat të thellë me presidentin Xi dhe nuk jam naiv. E vura re se Kina dhe Rusia kanë lidhje të forta, por nga ana tjetër mendoj se në këto rrethana duhet të angazhohemi në dialog me Kinën. Jo sepse biem dakord mbi gjithçka, por sepse na nevojitet të mbrojmë interesat dhe parimet tona”, tha Michel.

I pyetur nëse është i bindur nga plani kinez, Michel është përgjigjur:

“Ky nuk është plani tek i cili ne besojmë sepse ne besojmë tek formula e paqes e propozuar nga presidenti Zelensky, e bazuar në statutin e  OKB-së, ligjin ndërkombëtar dhe në qasjen e gjithanshme”, u shpreh Michel.

Plani kinez u prezantua nga presidenti Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Moskë, ku u mirëprit nga presidenti rus Putin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, por Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar...
15:05 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026