Panairi i Librit online, Petrit Ymeri: Këtë vit më shumë se 400 tituj të rinj librash

13 Nëntor 2020 | 07:13

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth Panairit të Librit që do të zhvillohet këtë vit i cili ka dalë prej traditës 23-vjeçare.

Nga zhvillimi i tij i zakonshëm në Pallatin e Kongreseve këtë vit për shkak të pandemisë kjo ngjarje do të zhvillohet online.

Panairi do të zgjasë 4 ditë dhe ditën e dielë, do të bëhet dhe vlerësimi për titujt më të mirë.

“Të gjitha këto aktivitete do të bëhen të njohura për lexuesin online jo vetëm nëpërmjet Facebook-ut të të gjitha shtëpive botuese por edhe nëpërmjet ekraneve të vendosura në disa pika të Tiranës, ekrane të mëdhenj që janë 24 orë  duke transmetuar aktivitetet, një pjesë e tyre live (direkt), disa të tjera meqenëse kemi dhe disa aktivitete në të njëjtën kohë do të transmetohen të regjistruara,” – u shpreh Ymeri.

Pyetur nga gazetarja Mulaj për prurjet e reja këtë vit, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar pohoi se numri i titujve të rinj të librave kishte rënë në krahasim me një vit më parë.

“Janë më shumë se 400 tituj të rinj që janë botuar,” – tregoi z. Ymeri.

Ndër të tjera ai tha se pavarësisht dyshimit nëse kjo iniciativë do të përqafohej nga botuesit, ishte surprizuese mënyra se si e pritën organizimin online të Panairit të Librit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Anulohet Panairi i Librit, Petrit Ymeri: Blerjet do të bëhen online

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026