Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 38-vjeçarit

23 Mars 2023 | 08:58

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi A. H. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në tentativë për t’u larguar me qëllim shmangien e kontrollit nga shërbimet e Policisë, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë lekësh dhe eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme dhe një aparat celular.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën/ Shkak greva e punonjësve grekë, oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026