Tragjedia e Gërdecit | Ish ministri Mediu përballet sot me familjarët e viktimave
Në orën 14:00 të kësaj të enjteje, do të zhvillohet seanca paraprake ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se nuk dihet nëse Mediu do të jetë në s eancë, teksa familjarët Durda të cilët humbën djalin e tyre 7-vjeçar, do të marrin pjesë.
“Sot në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet seanca paraprake lidhur me këkesën që ka paraqitur Prokuroria e Posaçme (SPAK), për të gjykuar Fatmir Mediun, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes, lidhur me dy akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me kuadro komandues ushtara, lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Në fakt, kjo seancë duhet të zhvillohej javën e kaluar, por për shkak se prokurorët e SPAK nuk ishin të pranishëm, u shty për datën e sotme ku pritet që të jenë të pranishëm edhe familjarët, mbi bazën e të cilëve SPAK nisi edhe hetimet për këtë çështje. Familjarët Durda kryesisht të cilët kanë humbur fëmijën e tyre 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit. Nuk dihet nëse zoti Mediu do të jetë vetë i pranishëm, apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij”, raportoi gazetari Ferhati.
Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.
Fillimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja.
Gjykata pati arsyetuar se mungesa e imunitetit të Mediut, sidomos pas vitit 2019, nuk e ka penguar prokurorinë të nisë procedurat.
Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve