Juristi i Berishës në KAS: KQZ tejkaloi kompetencat! Regjistrimi i PD, i nxituar

23 Mars 2023 | 13:53

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, Ledio Nurja ka ankimuar këtë të enjte në KAS vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të regjistruar në zgjedhje Partinë Demokratike me përfaqësues Indrit Sefën dhe me kryetarin e përkohshëm Enkelejd Alibeaj.

Juristi Nurja e ka cilësuar vendimin e KQZ si të nxituar, pasi nuk pritën që pas vendimit të KAS pala e dëmtuar, pra grupimi i Sali Berishës të bënin ankimimin në Kolegjin Zgjedhor.

“KAS mori si vendim të regjistroje partinë demokratike të Shqipërisë me përfaqësues Indrit Sefa, duke vendosur të bëhej plotësimi i dokumentacionit me firmë të nënkryetarit Alibeaj në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike.

Ky vendim në gjykimin tonë ka qenë përtej kompetencave të KAS-it. KAS ka marrë atributet e gjykatës, ka krijuar një normë të re juridike, duke ndryshuar kriteret prekluzive të vendosura në nenin 64 të kodit zgjedhor, duke krijuar norma të reja.

Në lidhje me këtë vendim, komisioni qendror i zgjedhjeve mori në shqyrtim dhe në zbatim të këtij vendimi, bëri regjistrimin e Partisë Demokratike me përfaqësues Indrit Sefën duke zbatuar vendimin e KAS. Pikërisht këtu qëndron konflikti jonë, që i jemi drejtuar KAS për ankimim.

Ne ankimojmë vendimin e Komisionit të Zgjedhjeve si një vendim i nxituar dhe në shkelje të ligjit, pasi vetë kodi zgjedhor përcakton, se për çështje që kërkojnë ankimim, animet duhet të ndjekin të gjithë rrugën dhe procedurën e përcaktuar, ku parashikohet edhe ankimimi në kolegjin zgjedhor, ku vetë ku nen parashikon që vendimet e formës së prerë për zbatim nga komisioneri janë vendimet e kolegjit zgjedhor.

E shikojmë paska të nxituar vendimin e Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve për të regjistruar partinë demokratike pa pritur që ne në cilësinë e palës së dëmtuar të bënim ankimin pranë kolegjit zgjedhor, e më pas të pritej vendimi i kolegjit zgjedhor dhe në këtë mënyrë komisioneri të bënte regjistrimin”, -tha në KAS juristi Ledio Nurja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026