“Krijonte miqësi me familjarët”, detaje nga sjelljet e trajnerit përdhunues grek
Një trajner i arteve marciale në Greqi akuzohet për përdhunimin e 5 të miturve, nxënëse me të cilat punonte.
Mediat greke raportojnë se 44-vjeçari kërkonte të kishte marrëdhënie të ngushta dhe me familjarët e të miturve.
Një i afërm i një të riu kampion të arteve marciale, nxënës i tij, flet për protothema.gr për sjelljen e papërshtatshme që shfaqte me vajzat në shkollë, udhëtimet që bënte me disa prej tyre dhe marrëdhënien që mbante me një 17-vjeçare.
“Ai krijoi miqësi me familjet e fëmijëve. I mblidhte në shtëpinë e tij për të gatuar bashkë, bënte festa dhe të gjithë thoshin ‘sa djalë i mirë që është…’ dhe i besuan. Por gjatë gjithë ditës ai ecte me vajzat, i çonte e kthente në shkollë dhe i merrte me motoçikletën e tij. Stërvitja mbaroi dhe ai po i çonte në shtëpi me makinë, u bëri edhe gjeste të çuditshme, o zot. Kur një vajzë mbaronte stërvitje, ai e godiste në bel dhe kofshë, e godiste në të pasme”, thotë dëshmitari.
Në të njëjtën kohë, ai përshkruan edhe një udhëtim ku kishte shkuar mbesa e tij me 44-vjeçarin, gjatë të cilit ky i fundit ka rezervuar vetëm një dhomë dhe jo dy të ndryshme.
“Jam i sigurt që i ka bërë diçka fëmijës, e ka ngacmuar. Ajo në atë kohë ishte 14 vjeç dhe do të garonin jashtë vendit. Ai fjeti në të njëjtën dhomë me vajzën,” – tregon dëshmitari.
Ai shpjegon gjithashtu se si 44-vjeçari kërkonte të kishte marrëdhënie “të ngushta” jo vetëm me mbesën e tij, por edhe me vajza të tjera më të mëdha në klub. Me një vajzë 17-vjeçare, i arrestuari nuk ka nguruar të hyjë në një lidhje romantike.
“Në atë kohë në shkollë ishte një vajzë, rreth 17 vjeç, me të cilën ai kishte një lidhje të rregullt. Ishte pak para se të ndahej me ish-gruan e tij. I pamë duke ecur si çift, të gjithë e dinin se ishin çift. Por vetë vajza ka thënë që është marrë vesh me të”.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump