Të afërmit abuzojnë 13-vjeçaren në Greqi, e mitura lind fëmijën e përdhunuesit

23 Mars 2023 | 10:02

Një rast i rëndë përdhunimi është zbuluar nga autoritetet greke në Lakoni dhe Athinë.

Sipas informacioneve të mediave greke, një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga  një i afërm i saj, duke mbetur shtatzënë.

Pasi mbeti shtatzënë, vajza u largua nga Lakonia drejt Athinës, ku lindi fëmijën e saj. Ajo u strehua në banesën e një të afërmi tjetër, i cili gjithashtu dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Rasti mobilizoi policinë, e cila pas deklaratës së të miturës, bëri arrestimin e të afërmve ë saj.

Ata mohuan akuzën e përdhunimit, duke theksuar se marrëdhëniet seksuale u kryen me vullnetin e saj.

Sipas hetuesve dyshohet se një prej të afërmve i jepte substanca narkotike të miturës përpara se të abuzonte me të.

Rastet e përdhunimit të të miturve kanë shqetësuar opinion publik në Greqi ditët e fundit, ku vetëm dje u zbulua një rast i përdhunimit të 5 të miturva nga trajneri i tyre i sportit.

 

LEXONTE GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026