Gazetari zbulon 3 skenarët e Alibeajt për zgjedhjet. Do tërhiqen kandidatët?

23 Mars 2023 | 17:41

Gazetari Ardit Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se data 27 mars është e rëndësishme për disa arsye.

“Në këtë datë në orën 12:00 të mesnatës skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë bashkie dhe të kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiakë. Do të merret gjatë orëve të paradites dhe në orët në vazhdim sigurisht do të jetë koha e mjaftueshme në dispozicion që zoti Alibeaj të bëjë depozitimet përkatëse të të gjithë kandidatëve për Këshillat Bashkiakë dhe të kryetarëve bashkiakë nëse do të zgjedhë të kandidojë,” – u shpreh Hoxha.

Gazetari tha se ka 3 skenarë për t’u futur në zgjedhjet e 14 majit. I pari është që të garohet me fuqi të plotë në 61 bashki si për Këshillat dhe për krerët e bashkive, varianti tjetër është që të garohet pjesërisht për kryetarët e bashkive, pra në disa bashki të lihet zonë e lirë për kandidatët e primareve. Një variant tjetër është që PD mos të futet në zgjedhje për kryetar të bashkive, duke mos paraqitur asnjë kandidaturë, por të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023