Rama: Dick Marty-t, kurth rus, uroj që Zelensky të mos ketë të njëjtin fat si Thaçi

24 Mars 2023 | 11:17

Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t.

Rama u shpreh se do ta bënte sërish këtë pasi mendon se raporti është një kurth rus, i cili vazhdon të funksionojë ende.

Rama tha se shpreson që me të njëjtën logjikë që është ndjekur ndaj Hashim Thaçit, as Presidenti i Ukrainës, Zelensky, të mos përfundojë në burg.

“E vërteta është më e rëndësishme sesa mund të mendojnë njerëzit në momentet kur ti e thua. Është një kurth i tërë. Disa njerëz, disa autoritete, disa kolegë të mi, nuk duan ta shohin që nuk ka aspak të bëjë me çështjen në gjykatë. Ka të bëjë me një pjesë të saj, që është mëkati fillestar që ka sjellë këtu, por kjo është e vërteta. Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelen rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti europian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse.

Dikush duhet të më thotë ku janë organet që janë hequr nga trupat dhe që janë trafikuar në perëndim. Ku janë? Nuk ka asnjë provë të asnjë lloj veprimtarie të këtij lloji. Ky raport është një turp për Këshillin  e Europës. Ky raport është turp për komunitetin europian të vendeve që janë pjesë e Këshillit të Europës. Çfarë pasojash? Kjo është e vërteta. Jam i sigurt që e vërteta do të dalë. Shpresoj që Zelensky të mos përfundojë në burg një ditë sepse me këtë logjikë… Slobodan Milosheviç u deklarua kriminel lufte, kishte një mandat arresti, ndërkohë që atëherë Hashim Thaçi u pagëzua si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.

Kështu që ai ishte Zelensky i Kosovës atë kohë. Është në burg. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Pra të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, si të ishte komandanti i një shteti të organizuar kjo është absurde. Por çfarë qëndron nën të është edhe më tmerruese, që janë akuzat e trafikimit të organeve njerëzore bazuar në disa histori, në Shqipëri, “Shtëpia e Verdhë”… Nuk ka “Shtëpi të Verdhë” nuk ka asgjë. Raporti që thotë njerëzit e fshatit mohuan se kishin parë ndonjë gjë të këtij lloji sepse ishin nën efektin e drogës apo iu ishin ofruar prostituta. Banorëve të fshatit iu ishte ofruar seks për të mbuluar trafikimin e qenieve njerëzore. Për fat të keq u mor si e vërtetë. Do ta bëja edhe njëherë, edhe do ta thosha në çdo rast”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026