Inceneratori/ Avokati i Bllakos: Ai nuk është zyrtar i lartë, çështja duhet pushuar

Inceneratori
24 Mars 2023 | 13:44

Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj deklaroi se klienti i tij nuk është zyrtar i lartë dhe se duhet pushuar çështja për inceneratorin e Fierit.

Në një deklaratë për mediat pas seancës në GJKKO, Hazizaj u shpreh se ka një dispozitë e  cila është për funksionarë të lartë publikë dhe të zgjedhur dhe një tjetër vetëm për funksionarë.

“Unë vazhdoj të them se akuza sa i përket në themelit të saj në korrupsion nuk ekziston tek Alqi Bllako. Ndonëse gjykata arriti ta artikulonte përgjysmë atë që ne i kemi thënë. Ne do të vazhdojmë t’i mëshojmë faktit për të artikuluar atë që nuk ka ndodhur me Alqi Bllakon.

Ndaj për këtë çështja penale ndaj Alqi Bllakos duhet pushuar. Është një dispozitë, është për funksionarë të lartë publikë dhe të zgjedhur, tjetra vetëm për funksionarë. Unë e kam thënë se nuk është funksionar i lartë publikë asnjëherë. Është detyrë e gjykatës së Themelit për miratimin ose jo të gjykimit apo rritjes së gjykimit të shkurtuar”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026