KQZ merr mbështetje për dixhitalizimin nga qeveria zvicerane

24 Mars 2023 | 14:31

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe ambasadorja zvicerane Ruth Huber nënshkruan sot marrëveshjen për përmirësimin e sistemeve dixhitale të Komisionit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë luan një rol jetik për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira, të drejta dhe transparente. Është një institucion thelbësor për ruajtjen e parimeve të demokracisë në vend. Prandaj kontributi i Konfederatës Zvicerane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vlerësohet shumë. Kjo mbështetje do të ndihmojë shumë në forcimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar që ai të përmbushë standardet ndërkombëtare dhe të kryhet me integritet. Përkushtimi i qeverisë zvicerane për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë në Shqipëri është i lavdërueshëm dhe ne i falënderojmë për kontributin e tyre. Shpresojmë që ky partneritet mes Shqipërisë dhe Zvicrës të vazhdojë të nxisë zhvillime pozitive në proceset demokratike të vendit”, deklaroi komisioneri Celibashi.

Ndërkohë që ambasadorja Huber tha se ndihma parashikon që instrumentet dixhitale të jenë në funksion deri në vitin 2026.

“Mbështetja jonë parashikon që instrumentet e reja dixhitale dhe të llogaridhënies të jenë në funksion deri në vitin 2026. Ajo që po fillojmë sot, shpresojmë të tregojë rezultate në zgjedhjet e ardhshme”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber. “Ndërsa njohim domosdoshmërinë e sistemeve dixhitale, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e KQZ-së sfidat e mbrojtjes së të dhënave dhe rreziqet e sigurisë kibernetike. Të gjitha mjetet dhe sistemet dixhitale duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojnë që të dhënat e tyre të jenë të sigurta dhe të mos keqpërdoren”, shtoi Ambasadorja Huber.

Në bazë të marrëveshjes, qeveria zvicerane jep 1.2 milionë euro për të përmirësuar kapacitetet e Komisionit, për të modernizuar disa shërbime dhe për të futur instrumente të reja dixhitale dhe IT. Projekti do të zgjasë katër vite deri në vitin 2026 dhe do të zbatohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Zvicrës.

Projekti parashikon zhvillimin e një sistemi të ri elektronik të dokumenteve të KQZ-së, një aplikacion të ri për sigurimin e të dhënave zgjedhore, një modul dixhital për akreditimin e vëzhguesve dhe një modul online për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.

Ligji i ri zgjedhor (2021) kërkon zbatimin e disa aplikacioneve të teknologjisë së informacionit (identifikimi biometrik i votuesve, sistemi elektronik i votimit etj). Në sektorin qeveritar dhe specifikisht për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka kërkesa specifike për llogaridhënien publike si dhe nevojë për të respektuar legjislacionin për të regjistrat publike.

Zvicra mbështet qeverisjen demokratike në Shqipëri si pjesë e programit të saj të bashkëpunimit 2022-2025.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026