Gjendet piktura e Pollock, rikuperimi i veprës gjatë një aksioni të policisë
Një pikturë e panjohur më parë e artistit të famshëm amerikan Jackson Pollock është zbuluar në Bullgari nga policia, që po hetonte një rrjet ndërkombëtar trafikantësh të veprave të artit.
Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, persona të shumtë, shumica e të cilëve shtetas bullgarë, u arrestuan në kuadër të operacionit ndërkombëtar.
Në një komunikim me mediat, autoritetet nuk dhanë një përshkrim të pikturës, por bënë të ditur disa detaje të tjera të saj, përfshirë faktin se vlen rreth 50 milionë euro.
“Piktura e artistit Pollock u është dorëzuar ekspertëve të Galerisë Kombëtare të Artit në Bullgari. Prapa saj ka një dedikim kushtuar aktores amerikane Lauren Bacall, që duket se është shkruar nga vetë Pollock”, tha Desislava Petrova, prokurore në Bullgari.
Zyrtarja e lartë shtoi se për momentin nuk ka prova që piktura të ketë qenë pjesë e koleksionit të diktatorit rumun, Nikolae Çaushesku. Edhe ministri rumun i Kulturës e mohoi një gjë të tillë.
“Nga bisedimet që pata me Muzeun Kombëtar të Historisë dhe atë të Arteve arrita në përfundimin se pikturat e Çausheskut nuk kishin shkrime të tilla nga mbrapa dhe se një pikturë e Jackson Pollack nuk ka qenë kurrë e inventarizuar. Ndaj e kam të vështirë të besoj se këtu ka dorë Çaushesku”, u shpreh Lucian Romascanu, ministër i Kulturës në Rumani.
Pollock, një figurë e spikatur e zhanrit abstrakt-impresionist në vitet 1940-1950, ishte i njohur për teknikën e tij të derdhjes së bojës dhe përdorimin e pikave të saj. Ai ndërroi jetë në vitin 1956.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës