Zbulohen kandidaturat e propozuara në mbledhjen e PD për Bashkinë Tiranë
Gazetari Ardit Hoxha zbuloi në emisionin Barometri kandidaturat e propozuara në mbledhjen e grupit të PD të thirrur nga Enkelejd Alibeaj për bashkinë Tiranë.
Ai tha se mes emrave të përmendur kanë qenë edhe Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, por janë hedhur poshtë.
“Pas disa emrave i Lajla Përnaska apo Rudi Erebara gjatë ditës së sotme është hedhur edhe emri i Roland Bejkos dhe Jonila Godole. Ka pasur edhe disa propozime surprizë si Gament Bardhi apo Jorida Tabaku po ata nuk i kanë pranuar se janë në grupin e atyre deputetëve që duan që PD zyrtare të mos dalë me kandidatë”, tha gazetari.
Ai tregoi se teza më e mbështetur në mbledhje ishte që partia e Alibeajt të mos nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie, por logoja të futet me kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani