”Shkollat vatra infeksioni”, PD ngre shqetësimin: Deri më sot 10 mësues kanë humbur jetën
Partia Demokratike deklaroi me shqetësim të shtunën se shkollat fillore dhe të mesme janë shndërruar në “vatra të rrezikshme infeksioni”, të cilat kanë sjellë “humbjen e jetës së 10 mësuesve ndërsa qindra të tjerë janë infektuar”.
Ish-deputetja Albana Vokshi deklaroi se qeveria nuk ka siguruar as kushtet minimale në shkolla.
“Me keqardhje konstatojmë që vetëm 2 ditën e fundit, të tjerë mësues kanë humbur betejën me virusin COVID 19. […] Janë 10 mësues që nga fillimi i vitit shkollor që janë ndarë nga jeta pikërisht për shkak të COVID19, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria,” – deklaroi Vokshi duke përcjellë keqardhjen e PD-së për situatën e krijuar.
Duke iu referuar edhe raportimeve në media, demokratët përmblodhën në deklaratën e tyre për shtyp se:
- Në të gjithë vendin janë rreth 600 mësues të prekur dhe mbi 1300 nxënës;
- Në shkollat në Tiranë: në dy ditët e fundit janë 280 nxënës, rreth 120 mësues të prekur
- Në Korçë janë mbi 100 mësues të prekur
- Vetëm në 3 shkolla në Lezhë janë 20 mësues;
Vokshi përmendi alokimin e papërgjegjshëm të fondeve për projekte të rëndësisë dytësore nën pandemi, sikurse është projekti i Bashkisë Tiranë që kërkon 36 milionë euro për Teatrin e ri Kombëtar. PD i cilësoi si qasje abuzive të qeverisë në një situatë “alarmante” që po kalojnë mësuesit.
“Kryeministri në ikje po jep dhjetëra miliona euro për projekte korrupsioni, siç është ai i Teatrit me kulla, por nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm,” – u shpreh Vokshi duke kërkuar mbylljen e shkollave që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, testime masive të stafit pedagogjik, dezinfektime periodike të mjediseve shkollore, mbulim të shpenzimeve për kurim të mësuesve dhe sigurimi i logjistikës për kalimin në mësim në distancë.
Ndër të tjera demokratët kanë kërkuar paketë mbështetëse për mësuesit me shpërblime mujore 100-150 euro.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet