Aktivisti tregon arsyet: Ja pse kredia studentore është e pamundur

25 Mars 2023 | 11:31

Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi e sheh si të pamundur miratimin e kredisë studentore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qiraxhi shpjegoi se përsa diçka e tillë nuk mund të realizohet.

“Studenti në çdo vend të botës, ka dy shpenzime në jetën e tij studentore. Ka tarifën e studimit dhe jetesën si student. Këto janë dy momentet më të rëndësishme financiare të një studenti në botë. Në vendet e zhvilluara, ka dy sisteme arsimore, një që është shtetëror, shteti mbulon shpenzimet e studentit, ndërsa  vendet anglo-saksone kanë sistem të dytë, ku arsimi është shumë i shtrenjtë.

Gjatë viteve të studimit, studenti në të dyja rastet nuk paguan gjë. Studenti konsiderohet i varfër. Studenti, në vitet e studimit është i varfër, kredia fillon të shlyhet 6 muaj pasi ke marrë diplomën, vetëm pas përfundimit të studimeve”, theksoi ai.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi informoi më herët gjatë javës në Kuvend se së shpejti do të miratohet kredia studentore, ku për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin kredi. Sipas saj, studentët përfitojnë edhe mbështetje direkte.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026