Po qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 20-vjeçari
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Rroskovecit, pas informacioneve të marra se po qarkullonte me një kallashnikov në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan.
Pas arrestimit në flagrancë, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, bazuar në inteligjencën informative se një 20-vjeçar mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.
Në kuadër të operacionit, u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Rroskovec, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta