Protestat ‘djegin’ Francën, kundërshtohet rritja e moshës së daljes në pension
Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi dhunën që shpërtheu në demonstratat e së enjtes dhe tha se nuk do të dorëzohet.
Por ai tha gjithashtu se ishte gati të bisedonte me drejtuesit e sindikatave për disa çështje. Shefi i Elizesë shtoi se për reformën e pensioneve pritet vendimi i Këshillit Kushtetues.
Por protestat pritet të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, madje një vizitë shtetërore në Francë nga Mbreti Charles III i Britanisë është shtyrë.
Për shkak të protestave në qytetet franceze ka patur edhe pasoja. Sipas të dhënave zyrtare janë plagosur 441 policë e xhandarë si dhe janë arresuar 457 persona.
“Unë tregova disponueshmërinë tonë për të ecur përpara në tema të tilla si kushtet e punës dhe shpërblimi në degë të caktuara. Dhe jam në dispozicion të sindikatave të përbashkëta, nëse ata dëshirojnë, ejani dhe më takoni për të bërë përparim në të gjitha këto çështje” u shpreh presidenti Macron.
Ai shtoi shtoi se vendi nuk mund të mbetet në ngërç, për shkak të shumë sfidave me të cilat duhet të përballet. Të premten, forcat e sigurisë bllokuan hyrjen e një rafinerie në Francën veriore, ku disa punonjës u kërkuan të furnizojnë Ile-de-France me karburant.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve