Indrit Hoxha tregon bastin që ka vendosur me kandidatin e Alibeajt për Vorën
Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Vorës Indrit Hoxha tregoi bastin që ka vendosur me kandidatin e nxjerrë nga Enkelejd Alibeaj, për të njëjtën bashki.
Ai tha se kandidati i Alibeajt nuk ka komisionerë dhe as vëzhgues. Hoxha i ka thënë se nëse ka 270 komisionerë dhe vëzhgues ai do të tërhiqet nga gara dhe do të mbështesë kandidatin e Alibeajt.
“Interesi është se të 61 kandidatët e PD-së duhet të shpalosin sa më shpejt programet e tyre për qytetarët shqiptarë. Ky është interesi që kanë dhe qytetarët. Unë kandidoj në Vorë, kanë nxjerrë një kandidat tjetër por unë nuk e kam problem fare. Kandidati me shumë mundësi do të tërhiqet. PD është aset kombëtar dhe sot vula është konfiskuar nga një grup i vogël që edhe ata janë demokratë. Në Shqipëri janë rreth 5 mijë qendra votimi, domethënë Alibeaj duhet të ketë gati 20 mijë komisionerë, 1600 kandidatë për këshillatë bashkiakë dhe 61 kandidatë për bashkitë. Unë mendoj se Alibeaj nuk i ka këto. Kjo do të thotë se praktikisht Enkelejd Alibeaj t’i dorëzosh të gjithë procesin zgjedhor në dorë. Këto komisionerë do i plotësoj KQZ.
Kandidati që ka nxjerrë Alibeaj përballë meje në Vorë , i kam kërkuar një gjë, që i duhen 270 komisionerë dhe vëzhgues. Kush është lista e këshillit bashkiakë që ti ke? Ai nuk ka as komisionerë, as vëzhgues as listë këshilli dhe thotë do të fitojë. Jemi takuar rastësisht. I kam thënë që nëse ke 270 komisionerë unë tërhiqem dhe të mbështesë ty.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus