“Dëshmia” e papagallit i dërgoi vrasësit në burgim të përjetshëm

26 Mars 2023 | 08:06

Dy burra në Indi u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje, kryesisht falë “dëshmisë” së një papagalli që ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

Asha Sharma dhe Ronnie Massey u dënuan me burgim të përjetshëm, plus një gjobë prej 72.000 rupi (874 dollarë), pasi Asha pranoi se kishte vrarë tezen e tij Neelam Sharma, me ndihmën e mikut të tij, raporton India Today.

Në shkurt të vitit 2014, të dy hynë në shtëpinë e viktimës, ndërsa bashkëshorti i saj Vijay dhe fëmijët ishin larg, e goditën me thikë 14 herë, madje e therën nëntë herë qenin e saj.

Arsyeja kryesore e krimit ishte grabitja, pasi Asha e dinte se ku ndodheshin paratë dhe bizhuteritë në shtëpi, sepse shpesh rrinte aty.

Pas vrasjes, policia nuk gjeti gjurmë, por një papagall i ndihmoi. Menjëherë pas vrasjes, zogu pushoi së ngrëni, piri dhe së foluri, duke bërë që bashkëshorti i viktimës Vijay të mendonte se papagalli mund të kishte qenë dëshmitar i krimit.

Më pas Vijay filloi të thërriste emrat e personave që dyshonte se mund ta kishin kryenin vrasjen para tij, dhe papagalli reagoi ashpër ndaj emrit të Ashu dhe filloi të bërtiste “Ashu-Ashu”.

Vijay Sharma më pas i kërkoi policisë të merrte në pyetje Ashu, i cili përfundimisht pranoi se ai, së bashku me Massey, kishin vrarë Neelam.

Gjatë gjykimit u përmend edhe papagalli, por ajo “dëshmi” nuk u pranua ende si provë për gjykatën, për shkak të kufizimeve ligjore. Papagalli nuk jetoi për të parë gjykimin, sepse ai ngordhi gjysmë viti pas Neelam.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026