“Vila në emrin e shoqes së së ish-gruas”, gazetarja: Ka dyshime se janë të Ahmetaj

26 Mars 2023 | 18:08

Gazetarja Glidona Daci tha se vilat e sekuestruara njëra në emrin e shoqes së ish gruas dhe tjetra në emrin e bashkëjetueses, mund të jenë të dyja të ish zëvendës kryeministrit Ahmetaj.

Gazetarja ka thënë gjithashtu se tashmë do të hjapet një debat sa i takon çështjes së imunitetit të Ahmetaj, pasi sipas avokatëve të tij, SPAK ka shkelur  kushtetutën pasi edhe për një natë, nëse fle një deputet në një banesë, ajo shtëpi ka imunitet

“Prokuroria e Posaçme i ka vendosur nën sekuestro sepse sipas informacioneve që ne kemi si në rrugë zyrtare si në rrugë jo zyrtare ka dyshime të forta që ato të jenë të Arben Ahmetaj. Për t’u ndalur pak tre vila që ndodhet në jug është në emër të shoqes së  ish-gruas, çka sjell dyshime se  Ahmetaj e ka vendosurnë atë emër në mënyrë që të mos gjendej, të mos sekuestrohej dhe të mos  e lidhin  atë drejtpërdrejtë me atë pronë.

Prona tjetër është në  emrin e bashkëjetueses së tij. Patjetër që  SPAK ka prova dhe fakte, por nga ana tjetër edhe mbrojtja ka provat saj. Debati më i madh që do bëhet tashmë në Gjykatën e Posaçme të Apelit lidhet me çështjen e imunitetit.

Sepse pretendohet për shkelje të kushtetutës nga ana e avokatëve mbrojtës, sepse duhet të jepet leja e Kuvendit për t’u kontrolluar banesa, sepse edhe për një natë nëse fle një deputet në një banesë ajo shtëpi ka imunitet. Duke qenë se Arben Ahmetaj ka bashkëjetuesen e tij me të cilën jeton prej vitesh, ka dhe një fëmijë të mitur, automatikisht sipas avokatëve e duhej marrë leja  në  Kuvend para se  të bëhej kontrolli”,-tha gazetarja Glidona Daci.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024