“Si tmerret e Rusisë së Stalinit”, Trump akuzon Biden për sulmet ndaj tij

27 Mars 2023 | 10:03

Edhe pse Donald Trump po përballet me një sërë procesesh ai nuk tërhiqet nga ambicia e tij për të marrë një nominim nga republikanët për të garuar për president të SHBA.

Në tubimin e tij të parë parazgjedhor përpara mbështetësve të tij në Teksas, Trump akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se po përpiqet të minojë shanset e tij për të fituar garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Përdorimi i zbatimit të ligjit nga regjimi Biden si një armë kundër kundërshtarëve të tij politikë është diçka që del nga një shfaqje horror stalinist. Ka qenë një gjueti shtrigash dhe një hetim fals pas tjetrit që nga fillimi. Prokurori i rrethit të Nju Jorkut nën drejtimin e ‘departamentit të padrejtësisë’ në Uashington, po më heton për diçka që nuk është krim, nuk është kundërvajtje, nuk është  fare një çështje”, tha Trump.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi  hetimin kundër tij një “gjueti shtrigash” duke e krahasuar atë me “tmerret e Rusisë së Stalinit”.

Prokurorët e Manhatan-it po hetojnë akuzat se Trump ka shkelur rregullat e financimit të fushatës.

Një këshilltar i posaçëm i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë po heton pretendimet se Trump mbante dokumente top-sekret dhe udhëhoqi një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në të njëjtën kohë, zyra e prokurorit të Georgia-s po heton gjithashtu veprimet e Trump në vitin 2020.

Përveç kësaj, e ashtuquajtura “juria e madhe” po vendos nëse ka arsye për të shpallur akuza penale kundër Trump për shkak të shkeljeve të ligjit zgjedhor në lidhje me pagesën e ish-aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026