VIDEO| I merr me forcë çantën adoleshentes dhe largohet, arrestohet 24-vjeçari
Një 24-vjeçar, me precedentë të mëparshëm penal, është arrestuar nga policia e Beratit, pasi i vodhi me forcë çantën e dorës një vajze të mitur.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia e Beratit, 24-vjeçari e ndjek nga mbrapa vajzën e re, i merr me dhunë çantën dhe largohet me vrap në errësirë.
Ai është mundur të identifikohet dhe kapet nga policia disa orë pas ngjarjes.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas njoftimit për një rast të vjedhjes me dhunë, në lagjen “30 Vjetori”, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dark”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Berat, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje të mitur. Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus