Shqipëria vendi evropian ku diplomohen më shumë gra në shkenca ekzakte

24 Dhjetor 2019 | 07:29

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Evropë të grave që diplomohen në Shkencat Teknologjike dhe Inxhinieri ose Matematikë.

Pesha e të diplomuarave gra në këto disiplina në vitet e fundit ishte 53.1%. Konkretisht, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, ku diplomohen më shumë gra se burra në shkencat ekzakte.

Megjithatë, një studim i fundit nga dy psikologë të Universitetit të Mizurit dhe Leeds Beckett ka arritur në përfundimin se barazia gjinore i mban gratë larg shkencës.

Ata e kanë quajtur këtë dukuri si “paradoksi i barazisë gjinore” dhe pretendojnë se sa më shumë që gratë e arrijnë barazinë gjinore në një shoqëri, aq më pak ato zgjedhin të studiojnë në profile si Shkencë, Teknologji, Inxhinieri ose Matematikë, duke krijuar kështu një lidhje negative mes këtyre dy treguesve.

Nga grafiku i publikuar, pas Shqipërisë, përqindja më e lartë e grave që janë diplomuar në një nga disiplinat e mësipërme është Maqedonia e Veriut, me 45.1%.

Untitled

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026