Franca pret një ditë të re protestash, 13 mijë policë në rrugë 

28 Mars 2023 | 12:51

Franca përballet sot me greva dhe protesta të reja në të gjithë vendin kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, me paralajmërimin e policisë se ekziston një “rrezik shumë serioz” i dhunës në rrugë.

Tubimet fillimisht ishin paqësore, por pakënaqësia u rrit kur qeveria e shtyu projektligjin në parlament pa votim në mes të marsit, dhe në ditën e fundit të protestave mbarëkombëtare të enjten, anarkistët e Bllokut të Zi thyen xhamat e dyqaneve, shkatërruan stacionet e autobusëve dhe plaçkitën një McDonald’s në Paris.

Dhuna e ngjashme është regjistruar edhe në qytete të tjera. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin paralajmëroi të hënën se kishte një “rrezik shumë serioz” të dhunës në kryeqytet dhe më gjerë, raporton Reuters.

Rreth 13 mijë oficerë policie do të vendosen në tubime, pak më pak se gjysma e të cilëve do të jetë në Paris.

Sipas Darmanin, organizatat ekstremiste të së majtës ekstreme, disa prej të cilave, siç tha ai, vijnë nga jashtë, “duan t’i vënë flakën Francës”.

Policia ka këshilluar shitësit në Paris në pjesën e qytetit ku po zhvillohet protesta të mbyllin dyqanet sot.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026