Kokainë me markën ‘Luis Vuitton’ nga Ekuadori, arrestohen tre shqiptarë
Policia Italiane ka sekuestruar 85 kilogramë kokaine që vinte nga Ekuadori. Në pranga kanë rënë tre shqiptarë. Droga arrin në treg vlerën e 7 milionë eurove.
Tre qytetarë shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali për trafik droge. Policia italiane në Liguria u ka sekuestruar një sasi prej 85 kilogramë kokainë, e cila transportohej nga vendet e Amerikës Latine.
Droga ishte e fshehur në disa kontenierë me banane. Ajo që u ka rënë në sy karabinierëve italianë ishte simboli më të cilin ishte paketuar kokaina. Çdo pako ishte shënuar me markën luksoze të modës ‘Luis Viton’.
Pas analiza në laborator droga e sekuestruar ka rezultuar e një cilësie shumë të pastër dhe sipas llogarive në treg arrin shifrën e më shumë se 7 milionë eurove.
Policia italiane nuk ka publikuar emrat e qytetarëve shqiptarë që kanë rënë në pranga. Ata janë arrestuar teksa kishin hyrë në zonën e doganës për të kryer procedurat e ngarkesës me banane.
Droga dyshohet se është nisur nga Ekuadori. Para mbërritjes në Itali, ngarkesa me banane dhe drogë ka kaluar doganën e Marokut. Kontenierët nga Ekuadori dhe Brazili në doganat e porteve italiane cilësohen si ngarkesa me ris dhe kontrollohen disa herë. Një muaj më parë në të njëjtin port u sekuestruan rreth 60 kilogramë kokainë e ardhur nga Brazili.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus