84 vota pro, Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2021
Në seancën e sotme plenare është miratuar buxheti i vitit 2021. Ky buxhet është votuar me 84 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim.
84 deputetë ngritën kartonët jeshil për ligjin kryesor financiar në vend i cili është parashikuar në dy drejtime, përballimin e pandemisë dhe rindërtimin nga tërmeti.
Nëpërmjet këtij ligji buxheti i ministrisë së Shëndetësisë është rritur me 2.2 miliardë lekë duke shkuar në total në rreth 70 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren për pandeminë.
Një zë të veçantë në financat e vitit 2021 do të zënë edhe naftëtarët e Ballshit. Pas arritjes së marrëveshjes me qeverisë, në buxhet është parashikuar që të alokohen 560 milionë lekë, i cili do të shërbejë si fond page prej 40 mijë lekësh për naftëtarët për një periudhë 12 mujore.
Pritshmëritë e qeverisë për vitin 2021 është që të ardhurat buxhetore të shkojnë në 483 miliardë lekë, shumë e cila duket goxha ambicioze duke përllogaritur efektet negative që mund të shkaktojë në ekonomisë pandemia e Covid-19.
Edhe sektori i bujqësisë parashikohet të ketë një mbështetje më të madhe financiare.
Rritja e buxhetit për këtë sektor pritet të jetë në 950 milionë lekë, e cila do të shkojë për skemën e rimbursimit të karburantit për fermerët, ndërsa një fond prej 200 milionë lekësh do të shkojë për investime në diga për përballimin e përmbytjeve.
Financat e vitit të ardhshëm parashikojnë edhe rritjen e pagave për mjekët me 40% si edhe për arsimtarët me 15%, rritje e cila fillon nga 1 janari 2021.
Lexoni gjithashtu:
Buxheti 2021, eksperti i ekonomisë: E pamundur të realizohet, pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh