Gazetari: Dy deputetë ‘tradhtuan’ Alibeajn dhe mbështetën Berishën për 3 bashki
Gazetari Flogert Muça thotë se dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët mbështesin kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeajn, kanë kërkuar që të mos ketë kandidatë të tyre në 3 bashki.
Në një intervistë për Euronews Albania, Muça u shpreh se ata kërkuan që PD-ja zyrtare të mos ketë kandidatë në Shkodër, Durrës, Elbasan dhe të garojnë vetëm ata të Primareve.
“Ajo që unë kam vënë re, duke pasur informacione edhe nga brenda kur janë organizuar dhe diskutuar emrat, ‘delfinët’ e doktorit brenda grupit Alibeaj, kanë kërkuar tre bashki që të mos hyjë PD-ja zyrtare. Pra, kanë kërkuar Shkodrën, Durrësin dhe Elbasanin. Nuk kanë ngritur dorën, e kanë vendosur kusht. Nëse nuk votonin këta, nuk miratoheshin emrat. Kushti ka qenë për këto 3 bashki, sepse këtu ka një lloj diference në përqindje, ku mund të ketë një mundësi, Shkodra më shumë, dy të tjerat më pak.
Pse luftuan për vulën? Jepja vulën doktorit. Zoti Bardhi, i cili ka menduar kështu, pse ka luftuar për vulën? Të marrësh vulën dhe të mos futesh në zgjedhje, do të thotë të asgjësosh Partinë Demokratike. Atëherë i jep të drejtë doktorit që këta po asgjësojnë Partinë Demokratike”, theksoi Flogert Muça.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje